Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Abete: Greva e Serie A mund të shmanget

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka deklaruar se mund të shmanget protesta e Shoqatës Italiane të Futbollistëve (AIC), e paralajmëruar për 11 dhe 12 dhjetor.
“Ne e dimë se koha është e shkurtër, por kemi besim për një zgjidhje pozitive. Ne duhet të punojmë për të shmangur grevën dhe kanë mbetur edhe disa ditë, ndërsa takimi i sotëm me Komitetin Olimpik Italian (CONI) është fundamental”, theksoi Abete.
Nëse ndodh që greva të mbahet, atëherë java e 16-të në Serie A do të mbetet e pazhvilluar deri në një datë të pacaktuar.