Ancelotti do të blejë në janar

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se ai mund të harxhojë në afatin kalimtar të janarit.
Ancelotti ka zhvilluar biseda thelbësore me miliarderin Roman Abramovich pas periudhës së rënies që kalon klubi së fundi, përfshirë edhe disfatën e fundit gjatë të mërkurës nga Marseille.
“Ne kemi biseduar për situatën në ekip. Nëse kemi nevojë të përmirësojmë ekipin në janar, pronari është i gatshëm për ne ta bëjmë këtë”, ka thënë italiani.
“Por tash nuk është koha të mendojmë për këtë. Ne duhet të luajmë me këto lojtarë kundër Tottenhamit. Synimi jonë tash për tash janë tre ndeshjet kundër Tottenham, United dhe Arsenal. Fati jonë varet nga këto ndeshje”.
“Për këto arsye ne nuk duhet ta humbim fokusin duke menduar për janar. Nëse kemi nevojë të bëjmë diçka atëherë, do ta bëjmë. Ndeshjet e ardhshme do të tregojnë nëse jemi në gjendje të luftojmë për titull këtë vit. Fati im është i njëjtë si ai i lojtarëve të mi”, ka shtuar më tej Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...