Ancelotti: Kam para për të shpenzuar

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Menaxheri nën presion i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ai ka mjaft para për të shpenzuar gjatë janarit, nëse do të paraqitet nevoja për këtë.
“Unë kam biseduar me Roman Abramovich pas ndeshjes ndaj Marseille dhe biseduam e çfarë mund të bëjmë në janar. Nëse duhet ta përforcojmë skuadrën në janar, atëherë do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.
“Pronari është i gatshëm ta bëjë këtë. Por, tani nuk është koha të mendoj për këtë. Ne duhet të luajmë me këta lojtarë që i kemi ndaj Tottenhamit”, u shpreh ‘Carlito’.
Chelsea ndaj Tottenhamit do të përballet me mungesat e Frank Lampard, Alex, Yossi Benayoun dhe Jose Bosingwas, të gjithë këta të prekur nga lëndimet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...