Ancelotti: Kam përkrahjen e Abramovich

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ka përkrahjen e plotë të pronarit të klubit londinez, Roman Abramovich.
“Nuk kam frikë për punën time. Unë ndihem i përkrahur prej lojtarëve të mi, që është shumë e rëndësishme. Unë ndjej se kam përkrahjen totale të klubit. Për këtë arsye, unë nuk frikësohem”.
“Unë jam optimist se gjithçka do të jetë në rregull këtë sezon. Unë bisedova me Roman Abramovich pas ndeshjes ndaj Marseille dhe ai më dha mbështetjen e tij. Ai e kuptoi problemin e ekipit. Ai po bën më të mirën për t’ua dhënë përkrahjen e tij të gjithëve në klub”, deklaroi ‘Carlito’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...