Anelka preferon MLS
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, është i interesuar që të largohet nga Liga Premier për të luajtur në MLS, kjo gjithnjë sipas agjentit të tij.
“Nicolas më ka thënë se ai është i interesuar që të luajë në SHBA. Ne mund ta shohim atë të kalojë Oqeanin Atlantik dhe jam serioz kur them këtë. Ai e ka pyetur veten çfarë do të bëjë kur t’i skadojë kontrata”.
“SHBA është opsion i mundur dhe destinacioni i ëndrrave. Ai thotë se do të tentojë ta bëjë këtë, edhe pse do të fitonte më pak se sa në Katar”, potencoi agjenti i francezit.
Category: Futboll
0 Komente