Balotelli si Messi? Larg njëri-tjetrit!
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete, i ka bërë thirrje Mario Balotellit që ta ulë entuziazmin dhe të mos e krahasojë veten me Lionel Messin, pasi që ai është ende larg argjentinasit.
“Balotelli ndihet i dyti pas Messit? Është me rëndësi të besojmë në kapacitetin e tij. Shumë besojnë në të dhe është fakt që merret parasysh. Që një lojtar të arrijë në nivelin më të lartë të futbollit duhet të shfaqë qëndrueshmëri dhe të sillet në mënyrë profesionale”.
“Balotelli po piqet dhe shpresojmë se ai mund të jetë pikë referuese e kombëtares. Ai ka potencial të madh dhe shpresojmë se ai do ta shfrytëzojë atë në fanellën e Italisë”, u shpreh Abete.
Category: Futboll
0 Komente