Bayerni fiton, Roma barazon

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Dygolësh i Franck Ribery Bayern Munichu ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Baselit, për ta mbyllur me sukses fazën grupore të Ligës së Kampionëve me një humbje të vetme, ashtu që kryeson në Grupin E.
Me dy golat e Franck Ribery (35’ dhe 50’) dhe një gol të Anatoliy Tymoshchuk (37’), bavarezët dominuan ndeshjen.
Ndërkohë, Roma ka barazuar me rezultat 1-1 mysafir i CFR Cluj, për ta mbyllur fazën grupore në vend të dytë.
Pas xhiros së fundit, Bayerni gjendet në krye të Grupit E me 15 pikë, Roma kualifikohet nga vendi i dytë me 10 pikë, ndërsa Baseli në vend të tretë me gjashtë pikë do të luajë në Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...