Kualifikohet Arsenali

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Robin Van Persie dhe Marouane Chamakh duke festuar golin e parë Arsenali është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores së vështirë ndaj Partizanit në Emirates, ndërsa Shakhtari ka siguruar pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Arsenali filloi më mirë takimin dhe ishte skuadër dominuese, por se Partizani do të mbante të frikësuar 60 mijë Revolveristë në Emirates këtë nuk e ka pritur askush.
Fillimisht Robin Van Persie realizoi në penaltia pas gjysmë ore lojë (52’), për t’i dhënë Arsenalit epërsinë dhe për të na sinjalizuar se Arsenali do të stërvisë me serbët tashmë pa gjasa për asgjë. Në pjesën e dytë, situata ndryshon. Në minutën e 52-të, Cleo, shokoi tifozët e Arsenalit me golin e barazimit për 1-1.
Wenger reagoi dhe solli në lojë Theo Walcott, i cili shfrytëzoi për mrekulli një harkim në zonë nga Bacary Sagna, të cilin me gjoks e ndali për ta fundosur më pas topin në rrjetë dhe për të zgjuar në këmbë stadiumin Emirates (73’). Fitoren dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e konfirmoi Samir Nasri me golin e tij të 12-të këtë sezon për 3-1 (77’).
Shakhtari me lehtësi mposhti me rezultat 2-0 portugezët e Bragas në Donetsk të Ukrainës.
Shakhtari përfundon si lider i Grupit H, me 15 pikë, tri më shumë se Arsenali në pozitën e dytë me 12 pikë. Braga siguroi Europa League. Në fazën e eliminimit direkt Arsenali mund të ketë punë me skuadra të tilla si Real Madrid apo Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...