O’Neal sezonin e ardhshëm te Besiktas?

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Drejtuesit e klubit turk të basketbollit Besiktas dëshirojnë që në radhët e veta ta shohin edhe legjendën amerikane Shaquille O’Neal.
Drejtori sportiv i klubit nga Stambolli ka qëndruar në SHBA ku ka biseduar me O’Neal në lidhje me të ardhmen e tij.
“Këtë sezon dua ta fitoj titullin me (Boston) Celtics, ndërsa në Turqi do të vij sezonin tjetër”, citohet të ketë thënë basketbollisti 38-vjeçar.
O’Neal është katërherë fitues i NBA, tri herë ka qenë basketbollisti më i mirë në seritë finale, ndërsa 15 herë ka luajtur në përballjet ‘All-Star’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...