Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Benitez: Liverpooli është ende në zemrën time

Rafa Benitez thotë se ai ende ka në zemër Liverpoolin dhe se përcjell çdo lajm që lidhet me ish-klubin e tij.
Benitez u largua nga Liverpooli në fund të sezonit të kaluar pas një marrëveshje të dyanshme me drejtuesit e klubit, dhe shpejt u caktua si pasues i Jose Mourinhos te Interi. Por spanjolli ka thënë se ai ende ka emocione për Redsat.
“Duhet të them se Liverpooli është ende në zemrën time dhe edhe nga distanca i përcjell lajmet e fundit në klub. Kam një raport fantastik me fansat e Kuq dhe jam i lumtur që disa prej tyre së fundi erdhën të më vizitojnë mua në San Siro për ndeshjen Inter-Tottenham, një ditë para ndeshjes Napoli-Liverpool”, ka thënë Benitez.