Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Lojtarët e Serie A në grevë

Shoqata Italiane e Lojtarëve (AIC), ka konfirmuar se do të mbahet një grevë e përgjithshme më 11 dhe 12 dhjetor.
Ky lajm u konfirmua nga zëvëndëspresidenti i AIC, Leonardo Grosso, i cili bëri të ditur se nuk është arritur marrëveshja për kërkesat e shoqatës së lojtarëve.
“Ne e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë dhe dëshirën për të biseduar për gjashtë nga tetë pikat. Nga ana jonë ne kemi pasur mundësi, ne kemi ofruar një marrëveshje, por ajo nuk u arrit. Tashmë është deklaruar greva për 11 dhe 12 dhjetor”, theksoi Grosso.
Kjo grevë e futbollistëve italianë vjen pas kërkesave të tyre për rregulla të reja për lojtarët të cilët janë jashtë formacioneve startuese dhe keqtrajtohen nga klubi, siç ishte rasti i Goran Pandev vitin e kaluar te Lazio dhe tani i Antonio Cassanos te Sampdoria.
Ndeshjet të cilat nuk do të mund të luhen në afatin e paraparë për shkak të kësaj greve janë Juventus – Lazio, Roma – Bari dhe Bologna – Milan, ashtu si gjashtë ndeshje tjera të rëndësishme.