Blatter: Kemi marrë vendime historike

dardanmiftari | Wednesday, December 22, 2010 | 0 Komente

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mbrojtur vendimin e tij për mbajtjen e Botërorit 2018 dhe 2022 në Rusi respektivisht Katar, pasi që është natyrale të lëvizet në këto regjione.
“Ne kemi marrë vendime historike sa i përket sportit dhe gjeopolitikave. Ne e kemi dërguar Botërorin në dy territore të reja. Botërori i vitit 2018 do të shkojë në lindje të Evropës në Rusinë e varfër dhe poashtu do të organizohet edhe në botën arabe. Botërori do të zbulojë kultura të reja në regjione të reja, kjo është diçka për të cilën jemi të ngazëllyer”, theksoi Blatter.
Më pas kreu i FIFA-s lëvdoi pak edhe veten, duke thënë se ka dhënë gjithçka për organizatën më të madhe të futbollit, duke mbrojtur edhe njëherë vendimin kontravers për organizimin e Botërorëve në dy vende të panatyrshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...