Mourinho nuk mohon rikthimin te Interi
Trajneri legjendar i Interit, Jose Mourinho, ka bërë një aludim të jashtëzakonshëm se një ditë mund të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Inter, por para kësaj ka kritikuar ashpër trajnerin në largim Rafa Benitez.
“Nuk më intereson kur do të shkarkohet Benitez. Unë jam i interesuar vetëm për Interin, presidentin, miqtë e mi, lojtarët dhe tifozët të cilët dhanë gjithçka për dy vite të qëndrimit tim. Unë dua që Interi të fitojë gjithçka pos Ligës së Kampionëve, ku është Real Madridi”.
“Fjalët Rafas pas Botërorit? Ato nuk meritojnë kurrfarë komenti. Unë së paku prita një falenderim nga ai për suksesin që i dhashë. Pyesni të gjithë tifozët e Interit çfarë mendojnë për mua e çfarë për të”. “Rikthimi te Interi? Unë kurrë nuk mund të them se nuk do të shkoj atje, por unë poashtu nuk mund të them se do të shkoj te ndonjë klub tjetër. Por, Interi gjithmonë do të jetë preferenca ime kryesore. Shpresoj se nuk do të kenë nevojë për mua. Nëse kanë nevojë, atëherë kjo do të thotë se janë në rrugë të gabuar. E ardhmja ime është në Ligën Premier ose në Itali. Probleme te Real Madridi? Kurrë nuk kam probleme”, deklaroi Mourinho për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente