Guardiola optimist pas barazimit
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola, është shprehur optimist përkundër barazimit të papritur ndaj Athletic Bilbaos në Camp Nou.
“Ne dominuam por na mungoi thellësia dhe finesa në fund. Ndeshja kthyese do të jetë e vështirë sepse do të jetë ndeshja e parë e vitit të ri. Ne do të shkojmë në San Mames dhe të shohim nëse do të arrijmë të kualifikohemi”.
“Ndeshja përfundoi me barazim sepse kemi luajtur ndaj një ekipi të madh. Ata luajtën në këtë ndeshje duke e ditur se ekziston ndeshja kthyese. Për ndeshjen kthyese, ne duhet të fitojmë ose barazojme me anë të një loje të bukur”, u shpreh Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente