Borriello dënon Milanin

dardanmiftari | Saturday, December 18, 2010 | 0 Komente

Marco Borriello Marco Borriello ka heshtur San Siron duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, për të ndihmuar Romën të shënojë fitore ndaj ish-klubit të tij, Milanit.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit vendas, me Kevin-Prince Boateng, Robinho dhe Zlatan Ibrahimovic që kishin raste të shkëlqyeshme për të shënuar. Rossonerët krijuan raste edhe në pjesë të dytë, me Ibrahimovic që humbi edhe një rast tjetër të mirë shënimi.
Në anën tjetër, pasi pati një rast në pjesë të parë, Marco Borriello nuk e lëshoi rastin tjetër në pjesë të dytë, kur pranoi një harkim të Mexes për dërguar topin në rrjetën e Christian Abbiatit (69’). Ronaldinho, i futur në lojë si zëvendësues, dhe Ibrahimovic, kishin edhe raste të vonshme shënimi, por pa rezultat.
Pavarësisht humbjes, Milani mbetet lider me 36 pikë. Në anën tjetër, me tre pikët e reja Roma mbledh 29 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Juventus, Napoli dhe Lazio, që mbajnë pozitat dy, tre dhe katër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...