Van Nistelrooy te PSV?

dardanmiftari | Saturday, December 18, 2010 | 0 Komente

PSV mund të bëjë një transferim befasues të Ruud van Nistelrooy në afatin kalimtar të janarit, me Marcus Berg që do të kthehej në Hamburg si pjesë e marrëveshjes.
Kohës provuese të Ruud van Nistelrooyt te Hamburgu mund t’i afrohet fundi, pasi L’Equipe ka zbuluar se ish-klubi i tij PSV mund të bëjë hapa konkret në transferimin e sulmuesit holandez.
Hamburgu e mbajti ish-sulmuesin e Manchester United dhe Real Madrid në stol gjatë fitores 2-1 në fushë të Borussia Moenchengladbach, dhe kur e inkuadroi në lojë, veterani dështoi të tregojë veten duke humbur një rast të artë për të shënuar gol.
Me formën në rënie të 34-vjeçarit, ai mund të jetë i gatshëm të kthehet në vendlindjen e tij, ku PSV raportohet se është duke e kërkuar. Pasi kishte shënuar 62 gola në 67 ndeshje me klubin holandez, ai shihet si hero në mesin e fansave, edhe pse problem mund të jenë kërkesat për pagë të lartë të tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...