Chamakh i befasuar me formën golashënuese

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, thotë se ai është i befasuar me veten sa u takon shënimeve të golave këtë sezon.
“Personalisht, kurrë nuk kam qenë një golashënues i shkëlqyeshëm. Kurrë nuk kam shënuar më shumë se 20 gola në sezon, por kjo i takon menaxherit se si ai i shfrytëzon lojtarët e tij”.
“Për mua, nëse mund të arrij nga 15 deri në 20 gola, do të jetë një sezon shumë, shumë i mirë. Çfarëdo që ndodh shpresoj të vazhdoj progresin tim, që shkoi shumë mirë nën Laurent Blanc [te Bordeaux] dhe që vazhdon edhe tash”, ka thënë Chamakh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...