Djajtë ndajnë pikët me Los Che

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney Manchester United nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Valencias para tifozëve të vet në Old Trafford, në ndeshjen e zhvilluar sa për prestigj.
Ndeshja ishte e nivelizuar gjatë gjithë kohës, me Unitedin që pati rastet më të mira në pjesën e parë. Sidoqoftë, mysafirët nga Spanja kaluan të parët në epërsi me anë të Pablo Hernandez (32’). i cili shfrytëzoi një pasim fenomenal të Alejandro Dominguez.
United në pjesën e dytë u përpoq për të nxjerrë një barazim dhe këtë e arriti me anë të Anderson që vuri rezultatin përfundimtar prej 1-1 (63’).
Në ndeshjen tjetër Bursaspor arriti pikën e parë në Grupin C si nikoqir i skocezëve të Rangers.
Nga Grupi C si lider del Manchester United me 14 pikë, ndërsa Valencia kualifikohet si e dyta me 11 pikë. Në Europa League do të vazhdojë garat Rangers, kurse Bursaspor duhet të kënaqet me vetëm një pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...