Schalke kryeson Grupin B

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Schalkes festojnë golin e Jurados. Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Benficas për të qëndruar në krye të Grupit B, pas xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët krijuan avantazh të dyfishtë përmes Jurados (20’) dhe Howedes (81’), ndërsa një gol për vendasit e realizoi Luisao tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Nga ana tjetër, Lyoni ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Hapoel Tel Avivit për t’u kualifikuar nga vendi i dytë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Pas xhiros së fundit, Grupit B i prin Schalke me 13 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Lyoni me 10 pikë. Benfica që ka gjashtë pikë do të luajë në Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...