Drogba: Të varemi nga të rinjtë nuk është lehtë

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka pranuar se ekipi për të cilin ai luan po e ka të vështirë t’ia dalë duke u mbështetur në lojtarët e rinj, kjo për shkak të lëndimeve të shumta.
“Situata nuk është sikurse kam dashur që të jetë, por vitin e kaluar ne kemi pasur një situatë të ngjashme dhe ia dolëm mbanë, ndërsa këtë vit mendoj se do të jetë njejtë”.
“Këtë sezon është më keq, për arsye se ne kemi shumë lëndime, të cilat nuk po na ndihmojnë. Ne kemi skuadër të vogël, skuadër më të re, kështu që me lëndimet dhe lojtarët e rinj nuk është e lehtë, por ne mund t’ia dalim, kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën, por ndoshta nuk është ky momenti ynë”.
“Nuk është kurrë mirë që t’i lëmë ekipet tjera t’iu tejkalojnë, sepse ju i jepni atyre besim dhe ata e dinë se si mund ta bëjnë këtë, por sezoni është ende i gjatë dhe sigurisht se këto ekipe do të bëjnë disa gabime. Shpresoj se do të kemi një seri të mirë të fitoreve”, u shpreh Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...