Dzeko kushton 40 milionë

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, ka këmbëngulur se Edin Dzeko nuk do të shitet për një çmim më të vogël se 40 milionë euro.
“Çmimi nuk është i fshehtë – Dzeko kushton 40 milionë euro. Ka shumë ekipe të interesuara për Dzekon”, theksoi Hoeness.
Ditëve të fundit është spekuluar se Dzeko është shndërruar në cak të Real Madridit, pohime këto që i hedh poshtë drejtori i Wolfsburgut.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga Real Madridi. Unë për vete jam takuar me Florentino Perezin dhe Jorge Valdanon, kur kam qenë për ta shikuar ndeshjen Real Madrid-Milan, ndërsa kjo kurrë nuk është përmendur. Ne nuk komentojmë mbi spekulimet”, përfundoi Hoeness.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...