Eliminohet Juventusi, B45 kualifikon Cityn

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Mohamed Sissoko në duel me Sergei Krivets Lech Poznan e ka eliminuar nga Europa League gjigantin italian Juventus, ndërsa nga ana tjetër Manchester City e siguroi kualifikimin falë një Mario Balotelli në formë të jashtëzakonshme.
Juventusi pati një mori rastesh ndaj skuadrës polake, por ishin vendasit ata që nën kushte të vështira klimatike ia dolën të triumfojnë të parët. Artjoms Rudvends kaloi në epërsi Lech Poznan vetëm pas 12 minutave lojë për 1-0. Juventusin e shpëtoi nga disfata por jo nga eliminimi Vincenzo Iaquinta që barazoi rezultatin (84’).
Mario Balotelli pothuajse mposhti i vetmuar Salzburgun me anë të golave të tij të shënuar në minutat 18’ dhe 65’, ndërsa rezultatin prej 3-0 të kësaj sfide e vuri Adam Johnson.
Një xhiro pa përfunduar faza grupore e Europa League, Manchester City është lider në Grupin A me 10 pikë. Lech Poznan gjendet pozitën e dytë me 8 pikë, ndërsa Juventusi ka pesë pikë në pozitën e tretë. Lech Poznan në pozitën e dytë kalon më tej, Juventusi eliminohet para kohe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...