Eto’o: Nuk jam lojtari më i mirë që ka pasur Afrika

dardanmiftari | Wednesday, December 22, 2010 | 0 Komente

Samuel Eto’o ka refuzuar që të quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që ka pasur kontinenti i Afrikës.
Sulmuesi kamerunas i Interit mori për të katërtën herë çmimin si lojtari afrikan më i mirë i vitit, duke tejkaluar kështu legjenda të tilla, si Abedi Ayew Pele (Gana) dhe George Weah (Liberia), të cilët e kanë fituar nga tri herë çmimin prestigjioz që ndan CAF.
“Do të ishte e pamundur të thuhej diçka e tillë. Fitimi i çmimit të lojtarit të vitit katër herë, është një rekord i ri, mirëpo nuk mendoj se kjo më jep të drejtën të them se jam më i miri”, tha Eto’o për Reuters pasi mori çmimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...