Evra tall Arsenalin: Nuk keni fituar asgjë

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka lëshuar një morri talljesh në drejtim të Arsenalit në prag të takimit derbi të së hënës që zhvillohet në Old Trafford.
Evra thotë se ekipi i Arsene Wenger nuk ka shanse ta fitojë ligën këtë sezon dhe ka përmendur edhe pesë vitet e kaluara pa asnjë trofe për Topçinjtë.
“Për mua Arsenali është një qendër stërvitore e futbollit. E shikoni ndeshjen, kënaqeni, por a do të fitoni një titull më pas? Kjo është ajo që mbajnë mend njerëzit. Kanë kaluar pesë vite që kur ata kanë fituar dhe, për një klub të madh si Arsenali, kjo është një krizë”.
“Ne mund të humbasim kundër atyre më 13 dhjetor por, në fund të ditës, çfarë fitojnë ata? Asgjë. Nuk ka trofe, nuk ka asgjë. Rivali jonë kryesor është Chelsea. Ne jemi më shumë të shqetësuar për rezultatet e Chelseat se sa ata të Arsenalit, edhe pse e dimë se Arsenali është një ekip i madh që mund ta mposhtë Chelsean, neve, ose secilin”, ka thënë Evra për Canal+.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...