Ronaldo, lojtari më i keq që kam parë

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Gjyqtari i FIFA-s, Claus Bo Larsen e konsideron superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, si futbollistin më të keq që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij si gjyqtar.
Gjyqtari danez referon që prej më se 14 vitesh në garat më të mëdha të futbollit botëror dhe konsiderohet si një prej figurave më të respekutara në elitën e gjyqtarëve.
“Ai gjithnjë tenton të fitojë një goditje të lirë duke simuluar, sidomos në Bernabeu. Ne flasim para ndeshjeve se si ai mundet të rrëzohet aq shpejtë. Ne dimë si të mos mashtrohemi. Por, ne duhet të përgatitemi për këtë”.
“Cristiano Ronaldo është i pastër në fillim të çdo ndeshjeje, por kur ai qëndroi në tokë dhe dështoi të nxjerrë një goditje të lirë, atëherë ai do të buzëqeshte në mua duke e ditur se unë nuk kam rënë në grackën e tij teatrale”, tha Bo Laresn për Esktra Bladet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...