Ferguson i ngazëllyer për formën e Berbatov

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, shpreson që Dimitar Berbatov të heshtë Arsenalin në takimin e të hënës.
Ferguson thotë se Barbatov dhe United dëshirojnë të vazhdojnë formën e tyre, pasi tashmë kanë siguruar kreun e grupit në Ligën e Kampionëve dhe shkatërruan Blackburnin në ndeshjen e fundit të kampionatit, dike e mposhtur me rezultat 7-1, pesë nga të cilët gola i shënoi pikërisht sulmuesi bullgar.
“E kemi kërkuar këtë lloj ritmi për disa javë. Dimitar Berbatov ka qenë në maje të formës dhe shpresoj se ai vërtet do të fitojë kundër atyre që dyshojnë dhe do të gjejë vetëbesimin tash për të vazhduar të shprehë veten aq bukur”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...