Messi: Futbolli më jep kënaqësi të jashtëzakonshme

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Lionel Messi ka ndarë kohë nga orari i tij i ngjeshur për të takuar fëmijë spanjoll të moshës shkollore dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Sipas Marca, Messi, i cili ishte pjesë e kësaj ngjarje të organizuar nga UNICEF, ka lejuar nxënës të 11 shkollave të bëjnë pyetje dhe është përgjigjur në interesimet e fëmijëve.“Kam filluar të luaj futboll pasi më ka pëlqyer. Dhe tash e bëj atë jo vetëm sepse futbolli është profesioni im, por sepse kam një kënaqësi të madhe nga ky sport. Vazhdoj ta trajtoj këtë si një lojë”, ka thënë Messi.
Messi po ashtu ka shpjeguar se golat që shënon ai ia dedikon gjyshes së tij të ndjerë, e cila e kishte ndihmuar atë të bëhet futbollist.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...