Mancini: Është koha të fitojmë pa Tevez

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Roberto Mancini iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij të dëshmojnë se ata mund të fitojnë edhe pa kapitenin Carlos Tevez.
Paraqitjet e argjentinasit kanë qenë vendimtare për fitoret e Cityt këtë sezon, pasi ai ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar katër të tjerë në Ligën Premier. Por marrja e kartonëve të verdhë ka bërë që 26-vjeçari të jetë i suspenduar për udhëtimin te West Ham United, dhe trajneri italian dëshiron që të zgjedhurit e tij të fitojnë ndaj ekipit të fundit në tabelë edhe pa lojtarin lider.
“Mendoj se është koha që ne të përpiqemi të fitojmë pa Carlos. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por lojtarët të cilët do të luajnë do të bëjnë një lojë të mirë. Jam i sigurt për këtë”.
“Ne e dimë se duhet të shënojmë me lojtarë të tjerë. Ka mjaft kualitet me Mario Balotelli, Jo, dhe Adam Johnson. Nëse ne vazhdojmë të luajmë siç bëmë ndaj Boltonit dhe Stoke në pjesën e dytë, ne mund të fitojmë pa të”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...