Hitzfeld: Bayerni, favorit për LK

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Ish-strategu i Bayernit të Munichut, Ottmar Hitzfeld, beson se gjigantët bavarezë janë në gjendje që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Unë jam i bindur se Bayerni ka rast të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Është situatë e njëjtë sikurse në vitin 2001. Ne patëm probleme në kampionat dhe humbëm disa ndeshje. Dhe për këtë arsye, ne ishim të përkushtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve”.
“Bayerni është një prej klubeve më të mira në botë dhe luan rol të madh në këtë garë. Pozicionimi i dobët në Bundesliga do t’i motivojë edhe më shumë”, ka thënë Hitzfeld.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...