Hodgson: Europa League e mirë për të rinjtë
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, thotë se Europa League ka qenë një eksperiencë e mirë për të rinjtë e klubit.
Të Kuqtë siguruan kualifikimin për në fazën e ardhshme të garës pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Steaua Bucharest.
“Kjo iu jep atyre vetëbesim dhe mendoj se kemi parë urgjencën e lojtarëve si David Ngog dhe Martin Kelly (këtë sezon) dhe mendoj se urgjenca e tyre ka ardhur përmes këtyre ndeshjeve të Europa League, pasi atyre u është dhënë shansi”.
“Sonte mendoj se do të duhet të shtoj emrin e Dani Pacheco. Ai nuk ka pasur shumë shanse, por sigurisht nuk e ka lënë ekipin të dorëzohet, e as Nathan Eccleston, kur u fut në lojë”, ka thënë Hodgson.
Hogson ka përmendur edhe Ryan Babel dhe Danny Wilson, duke lavdëruar paraqitjet e tyre.
Category: Futboll
0 Komente