Hodgson shpreh admirimin për Young

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, thotë se ata janë duke diskutuar mundësinë e transferimit të anësorit të Aston Villas, Ashley Young, në prag të afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë, Hodgson thotë se ende nuk është zhvilluar asnjë bisedë formale në mes dy klubeve.
“Nuk mendoj se ka një menaxher në Ligën Premier, i cili nuk ka dhënë pëlqimin për Ashley Young në një ose moment tjetër. Por të japësh mendimin për lojtarët dhe të mendosh se ai është lojtar i mirë, dhe të nënshkruash me të janë dy gjëra të ndryshme”.
“Mund t’ju jap një listë të gjatë të lojtarëve që luajnë në Premier të cilët i admiroj dhe mendoj se janë shumë, shumë të mirë. Por unë kam frikë se nuk ka të vërtet në thashethemet nëse më pyesni nëse ka ndonjë bisedë në mes të Aston Villas dhe Liverpoolit”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...