Xavi: Sneijder duhej të ishte në garë për Topin e Artë

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Xavi beson se Wesley Sneijder është dashur të përfshihet në listën e ngushtë prej tre lojtarëve për çmimin FIFA Topi i Artë.
Mesfushori i Barcelonës ka kritikuar vendimin për të lënë jashtë tre finalistëve yllin e Interit. Spanjolli po ashtu ka folur edhe për fitoren e fundit ndaj Real Madridit, dhe formës së tyre në Ligën e Kampionëve.
“Për mua, të mposhtim Real Madridin ka qenë në maje të listës, pasi ata janë një prej rivalëve më të mëdhenj. Ishte gjë fantastike, veçanërisht të shënoja. Dhe shumë njerëz nuk na përkrahin neve që t’ia dalim mirë edhe në ligë edhe në Ligën e Kampionëve. Ata nuk mund të presin ne t’i varim këpucët”.
“Sa i takon Sneijder, e di se në Itali ata janë të zemëruar pasi ai nuk është një prej finalistëve. Unë mund të pajtohem me ta. Holandezi ka pasur një vit fantastik”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...