Khedira: Duam t’i hakmirremi Barcës

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Sami Khedira, është duke menduar që tani për El Classicon kthyes që zhvillohet në prill në Santiago Bernabeu.
Ish-mesfushori i Stuttgartit sigurisht se nuk do ta harrojë kurrë poshtërimin që ia bëri Barcelona në Camp Nou pak javë më parë dhe tashmë është duke menduar për hakmarrjen ideale në prill.
“Ne të gjithë duam t’i revanshohemi Barcelonës për këtë disfatë. El Classico i ardhshëm do të zhvillohet në shtëpinë tonë dhe ne definitivisht duam të fitojmë, por tani për tani nuk është koha të mendojmë për këtë”, theksoi Khedira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...