Liverpooli, ofertë 15 milionë për Suarez

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Liverpooli ka bërë ofertë prej 15 milionë eurosh për asin e Ajaxit, Luis Suarez, por gjiganti holandez nuk dëshiron të dëgjojë shifra nën 25 milionë euro.
Tuttomercatoweb pohon se skuadra angleze dëshiron që Torres ta ketë si dorë të djathtë Suarezin në Anfield dhe për këtë arsye priten tentime të The Reds për firmën e uruguaianit.
Ajaxi aktualisht nuk është në një pozitë ku do të refuzonte një ofertë të mirë, por do të bëjë rezistencë për një ofertë sa më të mirë.
Juventusi, Interi, Real Madridi dhe Tottenhami janë poashtu të interesuar për Luis Suarezin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...