Lotito i ngazëllyer pas fitores ndaj Interit

dardanmiftari | Saturday, December 04, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i ngazëllyer pas fitores tronditëse prej 3-1 ndaj Interin mbrëmë në Olimpico të Romës.
Fitorja i mban Biancocelestët në kuotën e 30 pikëve, sa ka Milani, që për shkak të diferencës së golave mban kreun.
“Ndeshja duhet të shihet në tërësinë e saj. Ne mund të kishim fituar 4-0 dhe kishte një gabim të pafalshëm nga Stefano Mauri në ballë të golit. Nëse ne do ta kishim shënuar të tretin, atëherë përfundimisht mund të kishim vrarë shpresat e Interit”.
“Ne luajtëm një futboll të shkëlqyeshëm, kemi lëvizur si ekip dhe kemi bërë edhe kontribute të shkëlqyeshme individuale, po ashtu. Ne merituam këtë fitore dhe dominuam ndeshjen”, ka thënë Lottito.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...