McLeish: Mund t´ia shkaktojmë humbjen e parë Man United

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Birmingham Cityt, Alex McLeish, thotë se ai është i impresionuar nga loja e rivalit të radhës Manchester United, por beson se djelmoshat e tij mund t´ua shkaktojnë humbjen e parë Djajve të Kuq.
"Ata ishim shumë impresiv. Disi, Man United do të humbë një ndeshje, dhe shpresoj dhe besoj se do të jemi ne që mund ta shkaktojmë atë. Ne jemi në St Andrew's, dhe mendoj se duhet të besojmë".
"Ne i kemi shqetësuar ekipet e mëdha edhe më herët, dhe do të ishte bukur nëse mund ta bëjmë këtë përsëri. Ne i kemi dëgjuar menaxherët e ekipeve kundërshtare që thonë se St Andrew's është një vend i vështirë të vijnë, dhe ne duam edhe United ta thotë këtë pas ndeshjes", ka përfunduar McLeish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...