Wenger: Arsenali dëshmoi veten kundër Chelseat

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Fitorja ndaj Chelseat është dëshmi se Arsenali nuk mund të "fishkëllehet", thotë menaxheri Arsene Wenger.
Topçinjtë mbrëmë shënuan fitore ndaj rivalit për titull, Chelseat, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Emirates.
"Ne nuk fishkëllehemi më. Kjo është e sigurt. Gjithmonë është vështirë ta thuash këtë, pasi çdo ndeshje është ndryshe, por mendoj se jemi pjekur gjatë dy viteve të fundit. Por kjo ligë është shumë vështirë të parashihet. Çdo ndeshje është e vështirë për secilin. Ne duhet të tregojmë se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe të tregojmë qëndrueshmëri".
"Ne jemi në dhjetor dhe jemi në hap me Manchester United. Ne duhet të jemi në formën më të mirë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi. Shpresoj se fitorja e sotme do ta bindë ekipin se ne po ecim në kahe të duhur dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi", ka thënë Wenger pas takimit të mbrëmshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...