Mourinho: Vetëm Reali ose Barca mund ta fitojnë ligën

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, do t’i vlerësonte gjashtë muajt e parë në stolin drejtues të klubit mbretëror si ‘të jashtëzakonshme’ nëse ata nuk do të ishin mposhtur me rezultat 5-0 nga Barcelona.
Mourinho, megjithatë, thotë se ai është i ngazëllyer me pjesën e parë të sezonit të tij të parë në Spanjë.
“Nëse nuk do të ekzistonte ndeshja kundër Barcelonës, sezoni do të ishte më shumë se i jashtëzakonshëm. Ne jemi një ekip me shumë qëllime në Ligën e Kampionëve dhe luftojnë edhe në Kupë. Ne kemi 13 fitore në ligë, nëse do të ishim në Itali ose Angli do të ishim liderë të vetëm”.
“Në Spanjë, kjo nuk ndodh pasi ne dhe Barcelona, po thuajse gjithmonë fitojmë dhe liga do të vendoset mbase nga ndeshjet në mes nesh”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...