Van Basten mund të drejtojë Milanin në të ardhmen

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Marco van Basten, nuk mund të përjashtojë mundësinë të drejtojë klubin italian në të ardhmen.
Holandezi 46-vjeçar shpesh është lidhur me detyrën e trajnerit të Milanit në të kaluarën.
“Vitin e kaluar kishte thashetheme, por nuk kishte kontakte. Kam pasur probleme me gjurin. Kam bërë një operim në shtator. Tash jam më mirë. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet. Ka kualitet te Milani, por ata duhet të përmirësohen me qëllim që të bëhen një ekip i cili fiton në Itali dhe Evropë”.
“Ibrahimovic e bën dallimin. Ai e ka bërë atë aq shumë herë këtë vit. Zlatan ka luajtur në mënyrë ndryshe te Barcelona dhe raporti i tij me Pep Guardiola nuk ka qenë i mirë. Ai është një djalosh i ndjeshëm. Ai ka nevojë për mbështetjen e trajnerit dhe të fansave”, ka thënë Van Basten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...