Nasri: United, jo ai i vjetri

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, beson se Manchester United nuk është kundërshtar aq i vështirë sa ka qenë në të kaluarën me Carlos Tevezin dhe Cristiano Ronaldon.
“Për mua, Manchester United nuk është i njëjti ekip si më parë, me Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez ishte më e frikshme të luash në Old Trafford”.
“Tani unë definitivisht mendoj se ata nuk janë ekipi i njëjtë si më parë, por ata janë ende ekip i mirë, ndërsa kur janë në epërsi 1-0 është e vështirë t’i mposhtësh. Do të shohim, ne jemi të bindur për një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, deklaroi Nasri.
Manchester United dhe Arsenal takohen të hënën me fillim nga ora 21:00, në superderbin e kësaj jave në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...