Owen do të qëndrojë te United

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka qartësuar se sulmuesi Michael Owen nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Që nga transferimi i tij në Old Trafford, Owen vazhdon të ketë probleme me lëndime, ashtu që është spekuluar se Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë ta mbajnë 31-vjeçarin në skuadër, mirëpo të kundërtën e thotë trajneri Ferguson.
“Njerëzit kanë harruar se çfarë lojtari i mirë është Michael. Ai ka kaluar një ankth të vërtetë me lëndimet, por ai tash e meriton që t’i ndryshojë fati”, ka thënë Ferguson për Mail on Sunday, duke shtuar se nëse Owen qëndron në formë, atëherë ai ka një vend të rëndësishëm në skuadër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...