Wright-Phillips mund të huazohet te Newcastle

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, nuk ka në dispozicion para për afatin e janarit, mirëpo ai do të tentojë që me anë të huazimeve të plotësojë boshllëqet në skuadrën e tij.
The People njofton se anësori i Manchester Cityt, Shaun Wright-Phillips, është njëri ndër lojtarët e preferuar që mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi.
Gjatë këtij sezoni, Wright-Phillips ka startuar në vetëm dy ndeshje të Ligës Premier, ndërsa tashmë i është thënë se mund të largohet nga City në janar.
Përveç Newcastle, për shërbimet e anësorit anglez është i interesuar edhe Evertoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...