Robben: Rikthimi im nuk zgjidh problemet

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Ylli i Bayernit, Arjen Robben, e ka bërë të qartë se rikthimi i tij në fushat e blerta nuk zgjidh problemet e Bayernit të Munichut.
“Unë e di se njerëzit presin që Bayerni të hyjë seriozisht në luftë për titullin e kampionit kur unë të rikthehem dhe prandaj dua të luaj një rol sa më të rëndësishëm në këtë aspekt. Sidoqoftë, duhet të mbajmë në mend se unë nuk kam luajtur gjashtë muaj. Nuk do të jetë e thjeshtë të rikthehem shpejtë në formën më të mirë vetëm pse jam në fushë. Nuk është dhe aq lehtë”.
“Nuk e di se sa do të më zgjasë të rikthehem në formë. Unë premtoj se do të jap më shumë se 100 përqindëshin tim, me synimin për t’u rikthyer në formën më të mirë”, ka thënë Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...