Rrezikohet ndeshja Blackpool – United

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Blackpool e ka të vështirë që ta mbajë në kushte të përshtatshme fushën e stadiumit Bloomfield Road, para vizitës që do t’ia bëjë Manchester United të shtunën, bëri të ditur përmes faqes zyrtare klubi i promovuar këtë sezon në Ligën Premier.
Përkundër përdorimit të shtresave mbuluese kundër ngrirjes, tashmë duket se temperaturat e ulëta prej -8 °C kanë ngrirë fushën ku duhet të zhvillohet ndeshja e nesërme mes Unitedit dhe Blackpoolit.
Megjithatë, tashmë janë duke u zhvilluar punimet në fushë dhe nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, atëherë ndeshja do të mbahet në datën e paraparë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...