Shtyhet ndeshja Blackpool – Liverpool

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Ndeshjet Blackpool – Liverpool dhe Everton – Birmingham janë shtyrë për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira klimatike.
Ekzistoi frika se ndeshja e The Reds në Bloomfield Road mund të shtyhet dhe tani kështu edhe ndodhi pasi fusha në stadiumin e Blackpoolit është e ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Kjo ndeshje ashtu si ndeshjet tjera që do të shtyhen gjatë të dielës do të zhvillohen më 12 janar.
“Pas një inspektimi të fushës në mëngjes, ndeshja e Liverpoolit ndaj Blackpoolit është shtyrë për shkak të fushës së ngrirë. Kjo ndeshje tani do të zhvillohet në Bloomfield Road të mërkurën me 12 janar në ora 21:00”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Blackpooli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...