Terry: T’u kthehemi fitoreve

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se është e nevojshme një punë e pandalshme me qëllim që ekipi t’i përmirësojë paraqitjet dhe t’u kthehet fitoreve.
John Terry ka munguar në tre ndeshjet e fundit, dy prej të cilave Blutë i kanë humbur dhe një tjetër kanë barazuar. Por kapiteni kthehet në ndeshjen kundër Evertonit dhe shpreson se Chelsea do t’u kthehet fitoreve.
“Kemi humbur shumë pikë në javët e kaluara. Nëse shikojmë prapa, do të shohim se para vetëm dy-tre javësh ishim të parët me një avantazh të theksuar para të tjerëve dhe një diferencë të shkëlqyeshme golash. Tash nuk është kështu”.
“Në periudha të tilla duhet të punoni me ngulm, asgjë në jetë nuk u jepet vetëm ashtu, duhet edhe ju të jepni diçka. Duhet t’u kthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundshme. Mendoj se i gjithë ekipi, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, nuk jemi në nivelin në të cilin duam të jemi”, ka thënë Terry për Sportsmail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...