United nis negociatat për transferimin e Schweinsteiger

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Përfaqësues të mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, janë takuar me përfaqësues të Manchester United në një hotel në Munich, bën të ditur faqja sportive Goa,
United thuhet se është i gatshëm të ofrojë 18 milionë funte për një transferim të yllit të Bayern Munch, për të mposhtur kështu dy rivalët tjerë të interesuar, Chelsea dhe Real Madrid.
Zyrtarë të klubit anglez janë takuar gjatë të enjtes dhe premtes me përfaqësues të lojtarit, derisa pritet që një marrëveshje të arrihet së shpejti për transferimin e mesfushorit gjerman gjatë verës.
Kontrata e Schweinsteiger me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2012, ndërsa spekulimet vazhdimisht e kanë lidhur lojtarin me një largim, pasi ai ka refuzuar ofertat për të nënshkruar marrëveshje të re.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...