Wenger humb durimin me reporterët pas disfatës nga United

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka humbur durimin me gazetarët pas disfatës në Manchester United.
Francezi është bërë agresiv me reporterët, të cilët kishin vënë në pyetje ekipin e tij. "Ti je analist futbolli, do të ta lë analizën ty, pse më pyet mua kur ti di gjithçka? Unë duhet të jem i qetë dhe realist dhe objektiv. United fitoi këtë ndeshje, por ju nuk duhet të bëni përfundime të mëdha", ka thënë Wenger duke iu drejtuar një gazetari.
"Ne dhamë gjithçka dhe ndeshja ishte intensive. Të dyja ekipet ishin shumë mirë të organizuara dhe intensiteti ishte shumë i lartë në një fushë të keqe. Kualiteti teknik vuajti për këtë shkak. Nga ajo që kam parë sonte nuk ka arsye të mos besojmë. Ne e dimë se mund të krijojmë më shumë se kjo në aspektin ofensiv", ka shtuar francezi.
Në një ndeshje me shumë pak raste, Park Ji-sung shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që i dha tre pikë si dhe kreun Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...