Zyrtare: Shkarkohet Rafa Benitez
Rafael Benitez edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Interit, pasi janë shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me pajtim të të dyja palëve, shkruan në një komunikatë të klubit Nerazzur.
“FC. Internazionale dhe Rafael Benitez njoftojnë se, me pajtimin reciprok është arritur marrëveshja për shkëputjen e marrëdhënieve kontraktuale”.
“FC. Internazionale falënderon Rafael Benitezin për punën e tij në krye të ekipit, e cila u kurorëzua me sukseset në Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube”.
“Rafael Benitez falënderon FC. Internazionalen për përvojën e rëndësishme dhe profesionale, ashtu si për fitoret e arritura së bashku”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare.
Interi nuk e ka konfirmuar ende trajnerin e ri, por thuhet se Benitez do të përfitojë 3 milionë euro nga shkëputja e kontratës. Sipas spekulimeve, trajner i ri i Interit pritet të jetë Leonardo.
Category: Futboll
0 Komente