Anulohet konferenca e Hodgson
Liverpooli ka anuluar konferencën për shtyp të Roy Hodgson të paraparë për të premtën pasdite, duke paralajmëruar në vend të konferencës një intervistë të menaxherit të The Reds më vonë në faqen zyrtare të klubit.
Konferenca anulohet si pasojë e presionit të jashtëzakonshëm mbi Hodgson para supersfidës në FA Cup ndaj Manchester United, me frikën e pyetjeve të shumta të cilat do të lansoheshin nga gazetarët e padurueshëm anglezë.
Liverpooli aktualisht është në pozitën e 12-të në Ligën Premier, vetëm katër pikë larg zonës ku luftohet për mbijetesë.
Category: Futboll
0 Komente